EMRAT: Ja kryetarët e KZAZ-ve në Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol për zgjedhjet e 25 prillit
Bazuar në vendimet e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 40, datë 23.12.2020 “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021” dhe vendimin nr. 5, datë 07.01.2021 “Për caktimin e partisë politike që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021”, në KQZ depozituan propozimet dhe dokumentacionin përkatës për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve: Partia Demokratike, me shkresat nr. 132-223 prot., datë 09.01.2021, depozitoi propozimet dhe dokumentacionin përkatës për 230 anëtarë dhe 46 sekretarë të KZAZ-ve.
Lëvizja Socialiste për Integrim, me shkresën nr.116 prot., datë 09.01.2021, depozitoi propozimet dhe dokumentacionin përkatës për 92 anëtarë të KZAZ-ve.
Partia Socialiste e Shqipërisë, me shkresën nr.261 prot., datë 11.01.2021, depozitoi propozimet dhe dokumentacionin përkatës për 230 anëtarë dhe 46 sekretarë të KZAZ-ve shoqëruar.
Sarandanews.com ka siguruar listën e personave të emëruar nga PS, PD dhe LSI, në bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.