FOTOT/ Ambasadori Japonez vizitë në Gjirokastër, Golemi: Mundësi bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe turizmit
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, ka zhvilluar një vizitë në Gjirokastër, ku është pritur nga kryetari Bashkisë Flamur Golemi
Ata kanë vizituar punimet tek pazari, si dhe kanë diskutuar rreth bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit.
“Një mysafir i veçantë ishte sot në Gjirokastër. Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z.Makoto Ito.
E njoha me restaurimin që i është bërë Pazarit, si dhe diskutuam për mundësi bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe turizmit.
Edhe pse një vend i largët, Japonia është prezente në vendin tonë me projekte dhe investime të ndryshme. Janë të mirëpritur patjetër edhe në Gjirokastër”, shkruan Golemi. /Sarandanews/