Konispoli nga një komunë rurale, në një qytezë të rilindur
Konispoli ka qenë ndalesa e radhës e drejtuesve politik të Partisë Socialiste.
Deputeti Alket Hyseni gjatë diskutimeve me banorët renditi disa prej investimeve kryesore që janë bërë në bashkinë e Finiqit.
“Në Konispol, tashmë të kthyer nga një komunë rurale, në një qytezë të rilindur.
Qendra dinjitoze, unaza ekonomike, disa ujësjellsa, të gjitha shkollat të rikonstruktuara, palestër, kopshte të reja për vogëlushët, kanalet kulluese dhe vaditëse, 12 milionë usd investim në ujëmbledhësin e Janjarit, dhe dhjetra rrugë e ndricim fshatrash, subvencione në bujqësi, blegtori, si dhe plantacionet e lulëzuara të agrumeve e pemëve frutore, janë tregues i transformimit falë qeverisjes së PS dhe KM Edi Rama”, tha Hyseni.
Në vijim Hyseni theksoi se me besën e dhënë nga qytetarët e Konispolit do arrihet dhe fitorja e mandatit të tretë me 25 prill.
“Në mbledhjen e Shtabit Elektoral të Bashkisë Konsipol, së bashku me Damianin, morëm besën e përfaqësusëve të konispolatëve puntorë dhe të ndershëm, për një fitore edhe më të thellë të PS në 25 Prill”, përfundoi Hyseni. /Sarandanews.com/