Plagosja me thikë në Sarandë, reagon Policia: Kemi identifikuar autorin
Pas goditjes me thikë të një të riu 19 vjeç në Sarandë, ka reaguar edhe Komisariati i Policisë Sarandë.
Në një komunikatë, Policia jep detajet e ngjarjes dhe thekson se autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
KOMUNIKATA:
Sarandë
Më datë 10.01.2021, rreth orës 15:45, në Sarandë, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi R. A, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi M. B, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.