Hapet tenderi për koncesionin e portit turistik të Vlorës, 22.7 mln euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procedurë për “Dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një porti turistik në qytetin e Vlorës (Marina Vlorë)”.
Sipas dokumenteve të tenderit, Marina Vlorë parashikohet të ndërtohet në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet. Burimi i financimit është Investimi privat.
Vlera e investimit e projektit nuk duhet te përllogaritet nga ofertuesit me e vogel se 22,725,571 Euro pa TVSH.
Vendndodhja e parashikuar e objektit është në qender te qytetit të Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti i cili eshte nen administrimin e Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë.
Porti konsiderohet të bëhet pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë e cila do ti marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit, ndërsa Rruga e Re Trans-Ballkanike ose sic quhet ndryshe “Korridori Kulturor”, pjesa e parë e së cilës ka përfunduar, do të shtohet me një segment të dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port.
Gjithashtu se fundi nga Qeveria Shqiptare, eshte promovuar edhe projekti i Parkut Publik i shtrire ne hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri Ismail Qemali me Lungomaren.
Konstatohet se nje pjese e konsiderueshme e ketij parku shtrihet brenda territorit te Portit te Vlores, sipas dokumenteve të tenderit.
Gjurma e projektit: