FOTOT/ Shëtitorja e re e Sarandës, mrekulli urbanistike që hedh shtat çdo ditë

Deputeti i zonës Alket Hyseni ka publikuar të tjera pamje nga shëtitorja e re e Sarandës.

Ecuria e punimeve ka ecur me ritme të larta ku puna vijon çdo orë, me qëllim për tu mbyllur para sezonit të ri turistik.

Një pjesë e mirë e shëtitores është pranë përfundimit dhe pjesa tjetër do mbyllet në muajt në vijim.

Hyseni e cilëson shëtitoren e re të Sarandë si një mrekulli urbanistike që hedh shtat çdo ditë.

“Shëtitorja e re e Sarandës, mrekulli urbanistike që hedh shtat çdo ditë.
Punohet me intesitet në gjithë sektorët dhe për disa javë do jetë gati, në mënurë që sezoni turistik ta gjejë Sar❤️dën, më të bukur se kurrë më parë.

#Besim #Punë #Durim
#SëBashku2021-2025”, mbyll postimin e tij Hyseni. /Sarandanews.com/