Urimi i Hariz Memës: Ishalla 2021 të jetë viti i ndryshimit për t’a bërë Sarandën të begatë
Kreu i PD Sarandëz Hariz Mema, ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri 2021.
Mema shkruan se shpreson që në 2021 të ndodh ndryshimi për Sarandë.
“Qoftë viti 2021 një vit i mbarë për plotësimin e ëndrrave dhe shpresës për gjithësecilin prej jush!
Të nderuar miq, qytetarë, anëtarë e dashamir të Partisë Demokratike, ky vit që shkoi ishte nga më të vështirët për shkak të shumë faktorëve e Pandemisë botërore, e Shqipëria ka vuajtur pamasë aspektin ekonomik, shëndetësor e ligjor, ndaj uroj që viti 2021 të jetë viti i ndryshimit për t’a bërë Sarandën e vendin më të begatë.
Gëzuar me zemrat plotë!
Me respekt kryetari i degës së Partisë Demokratike Sarandë, Hariz Mëma!”, përfundon kryedemokrati Sarandë. /Sarandanews.com/