‘Mbështetëm 300 mijë qytetarë me paga lufte’/ Rama: Jemi i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël
Një tjetër pikë ku është ndalur kryeministri Edi Rama është ekonomia, i cili tha se gjatë pandemisë janë ndihmuar me ndihmë ekonomike 300 mijë qytetar, si edhe Shqipëria është bërë i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël.
“Afro 300 mijë qytetarë që kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës.
Ndërkohë, ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar nga një hap kurajoz dhe progresist, jo vetëm për këtë fazë, por në afat të gjatë duke hequr taksën për biznesin e votën dhe duke i bërë i vendim vend në rajon, se me Europën nuk krahasohemi se aty janë taksat shumë të larta.
Ne kemi 0 takse mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për bizneset e vogla me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit”, tha Rama.