Fansi Hariz Memës: Spitali në Sarandë nuk ka mjekë, si e katandisët kështu
Fansi i Hariz Memës, Skerdilajd Sulozeqi, ka reaguar pas ndihmave që i janë dhuruar spitalit të Sarandës dhe atij të Delvinës.
Fansi i Memës shkruan se kjo është propagandë dhe se qytetarët e Sarandës vuajnë nga mungesa e mjekëve.
Postimi i fansit të Hariz Memës.
Spitali i Sarandës ka mbetur si godinë fantazmë, pasi përveç propagandës boshe, nuk ka staf mjekësor.
Përveçse personelit të nderuar të infermierëve Ministria e Shëndetësisë ka shkurtuar drastikisht strukturën e mjekëve.
Në spitalin e Sarandës ka dy ditë në muaj mjek Hematolog, mjek Onkolog, Neurolog, ndërsa nuk ka mjek të instaluar Reumatolog, Dermatalog, Kirurg, Mjeko-Ligjor, Anestezist, Internist etj.
Pra, qytetarët nuk marrin shërbimin mjekësor për shkak të mungesës së mjekëve specialist, do iu duhet të shkojnë të marrin shërbimin në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ose të Vlorës, pasi në Sarandë ka mungesë të theksuar mjekësh, ose do iu duhet të lënë takim në dy herët në muaj që mjeku specialist vjen.
E katandisën spitalin në strukturë pa mjek, në fole militantësh, jo në shtëpinë e shërimit të qytetarëve, ndërkohë që numrat e Covid në Sarandë rriten përditë.