Nisja e vaksinimit në Greqi i hap rrugën lehtësimit të masave. Ja çfarë pritet të ndodhë pas 8 janarit
Greqia duket se po sheh dritë në fund të tunelit me vaksinën e Pfizer/BioNTech ndaj COVID-19.
Vendi fqinj dje filloi vaksinimin masiv, duke startuar me personelin shëndetësor dhe të moshuarit apo figurat më të larta të shtetit, dhe kjo duket se do e çlirojë nga Lock-Down i dytë ku ka hyrë.
Komiteti i Ekspertëve këtë javë mblidhet për të shqyrtuar hapjen e shkollave, dhe me të gjitha gjasat ato do të hapen më 8 janar apo javën e dytë ose të tretë të 2021.
Problemi sipas ekspertëve mbeten festat dhe ‘party’-t e jo shkollat.