Koronavirusi i pandalshëm në Itali, Shehaj ngre alarmin: T’i bëjmë presion qeverisë, të shmangim një tragjedi
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i bën apel qeverisë që të shtojë masat për koronavirusin në mënyrë që të shmangim një tragjedi.
Ky alarm sipas Shejat vjen në një kohë që Italia është në një gjendje emergjence dhe ka shpallur shtetrrethimin e rajoneve të tëra për të kontrolluar epideminë që nuk ndalet, e të prekurit që rriten me mbi 1000 raste në ditë.
Kujtojmë se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali ka arritur në 233, ndërsa 5883 persona janë identifikuar si të infektuar.
“Italia është në një gjendje emergjence të paprovuar, ka shpallur shtetrrethiminn e rajoneve të tëra për të kontrolluar në menyre të dëshpëruar epideminë që nuk ndalet, të prekurit rriten me mbi 1000 raste në ditë dhe spitalet po shkojnë drejt kolapsit nga numri i lartë i pacientëve.
Ndërsa në Shqipëri, qeveria duket se ka rënë në gjumë për rrezikun e koronavirusit që i vjen nga Italia dhe ka kthyer në prioritet refugjatët sirianë e jo qytetarët e vet.
Në Itali, epidemia nisi para rreth 2 javësh, pasi hyri i infektuari i parë, dhe para se të shpërthente në mënyrë masive nuk dha asnjë shenjë. Duhet ti lutemi Zotit që kjo gjë të mos ndodhë në Shqipëri, por duhet t’i bëjmë presion qeverisë të mbajë gjithë vëmendjen tek parandalimi i futjes së virusit në Shqipëri.
Shqetësimi im mund t’i duket dikujt i ekzagjeruar, por nëse sot marrim masat e duhura mund te shmangim nje tragjedi”, shkruan Shehaj.