Festat dhe pandemia/ Covid-i shmang fluksin e emigrantëve në Kakavijë
Edhe pse jemi në prag të festave të fundvitit, situata në pikën kufitare të Kakavijës duket tepër e qetë.
Në krahasim me vitet e kaluara, numri i ardhjes së emigrantëve apo daljeve në shtetin fqinj, Greqi është i ulët, dhe kjo është për shkak të pandemisë së Covid-19.
Gjatë 24 orëve të funditm, në këtë pikë doganore ka pasur një volum normal aktivitetesh.
Në pikën kufitare të Kapshticës në total janë përpunuar një numër prej 1184 individësh, nga të cilët 760 kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë.
Ndërkohë 424 individë kanë kaluar në Greqi, kryesisht këta të fundit janë persona të cilët udhëtojnë me kontrata pune në mënyre sezonale.