Finiq, tender 3 miliardë lekë për furnizim me ujë të fshatrave Vrion, Çlirim, Karahaxh & Bregas

Bashkia Finiq ka hapur garën e tenderit për “Rikonstruksion dhe zgjerim i linjes ekzistuese te ujesjellesit Krongj – Finiq, linja te reja te jashtme te fshatrave Vrion, Karahaxh, Clirim, Bregas, si dhe linja e brendshme e fshatit Clirim, Bashkia Finiq”.

Fondi limit për këtë investim është 250,906,055 Lekë të reja pa t.v.sh ose 3 miliardë lekë të vjetra.

Vetëm gjatë këtij viti Bashkia Finiq ka filluar investimin në ujësjellësin e Merkos dhe ujësjellësin e burimeve të Leshnicës, ndërsa ky është investimi i tretë në ujësjellësa të kësaj bashkie dhe garantimin me ujë të pijshëm për 59 fshatrat e kësaj bashkie.

Investimet në të 3 këto ujësjellësa e kalojnë vlerën e 10 milionë euro.