Butrinti udhëton në transfertë përballë Tepelenës, synohet fitorja
Butrinti do të luajë nesër takimin e radhës në kuadër të javës së shtatë të Kategorisë së Dytë.
Sarandiontët që kryesojnë të vetëm renditjes, do të përballen nesër një transfertë delikate përballë ekipit të Tepelenës.
Në këtë takim skuadra e drejtuar nga tekniku Milto Gurma, do të synojë që të marrë fitoren e radhës për të vijuar ecurinë fantastike që kanë bërë që në nisje të sezonit.
Butrinti është favorit për të dal me pikët e plota nga kjo transfertë, por megjithatë edhe skuadra e Tepelenës do të kërkojë që të mos dal pa pikë nga kjo ndeshje që luhet në fushën e tyre.
Në këtë sfidë Butrinti vjen pas fitores së arritur përballë Butrintit, ndërsa Tepelena pas humbjes në transfertë kundër Naftëtarit.
Ndeshja Tepelena-Butrinti luhet këtë të shtunë në orën 13:30. /Sarandanews.com/