Sarandë, 1 tjetër qytetar humb jetën nga koronavirusi
Në Sarandë numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të jetë mjaft shqetësues.
Shifrat e infektimeve mbeten të larta, por gjithashtu fatkeqsisht ka dhe mjaft qytetarë që kanë humbur jetën nga ky virus.
Në përditsimin e ditës së sotme 1 tjetër qytetar nga Saranda ka humbur betejën me COVID-19.
“Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç”, thuhet ne njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Sarandanews.com/