Koronavirusi/ Greqia merr masa të reja për të parandaluar goditjen nga një valë e tretë
Grekët do të festojnë Vitin e Ri me deri në nëntë persona nga dy familje në tavolinë dhe Krishtlindjet po ashtu.
Masat e reja kufizuese u publikuan nga zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, i cili tha se nuk do të lejohet lëvizja e askujt nga ora 22:00 deri në orën 05:00.
“Për prag të Krishtlindjeve dhe prag të Vitit të Ri, ne i rekomandojmë të gjithëve që këto festa të mos jenë rast për të përkeqësuar situatën.
Në çdo rast, nuk lejohet të mblidhen në shtëpi më shumë se 9 persona nga dy familje, ndërsa ndalimi i qarkullimit do të zbatohet nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit “, tha Stelios Petsas.
Po ashtu, ai bëri me dije se vendi do të nisë vaksinimin kundër COVID në janar të 2020.
Masat e marra vijnë me qëllimin për të mbajtur nën kontroll pandeminë në Greqi, pasi vendi ka shënuar një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me koronavirus dhe viktimave.