Adrian Gurma mbjell pemë në hyrje të Sarandës: Do ndyshojmë qasjen e hyrjes në qytet
Bashkia e Sarandës ka vijuar aksionin për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka qenë sot vetë pjesë e aksionit të mbjellëve të pemëve në hyrje të qytetit të Sarandës.
Gurma shkruan se: “Rruga hyrëse e Sarandës do të jetë e gjelbëruar me pemë të llojit “Magnolia Grandiflora”,një investim i Bashkisë,që do rrisë sipërfaqet e gjelbra,si dhe do të ndyshojë qasjen e hyrjes në qytet.
Më shumë gjelbërim. Më shumë oksigjen. Më shumë jetë”, nënvizon kryebashikaku Gurma. /Sarandanews.com/