A ke konsumuar hashash? Alket Hyseni: Nuk i dihet asnjëherë, por duhet legalizuar
Deputeti i Partisë Socialiste ka folur mbrëmjen e sotme për legalizimin e kanabisit.
I ftuar në studion e ‘Bardhezi’, Hyseni tha se duhet parë trendi botëror dhe duhen hapur sytë për ta ndjekur atë, duke dalë pro legalizimit të marijuanës.
Ai shtoi se kjo gjë mund të ketë edhe ndikim në ekonomi, pasi në varësi të territorit dhe kompanive, jepen edhe licencat.
Hyseni shpjegoi gjithashtu se Shqipëria nuk është gati për legalizimin e kanabisit rekreativ, teksa shtoi se në vendin tonë, edhe po legalizua, nuk do të jemi Holanda, por do të kemi kanabis mjekësor.
I pyetur nëse vetë ka konsumuar kanabis, Hyseni e mohoi këtë gjë, port ha se asnjëherë nuk e dihet se ç’mund të ndodhë.
“Duhet të hapim sytë dhe të shikojmë trendin botëror. Marijuana është e ndaluar dhe do të vijojë që të jetë. Por cili është trendi? Është drejt legalizimit. Por nuk janë pjekur disa kushte, mentaliteti i shoqërisë sonë, për të edukuar veten drejt masave të caktuara.
Mund të ketë një ndikim në ekonomi, edhe nëse do të legalizohet do të jepen disa licenca në varësi të territorit dhe kompanive. Ka legalizim për qëllime mjekësore dhe rekreative, për këtë të dytën nuk jemi gati. Nuk besoj që edhe po e legalizuam do të jemi Holanda, do të jetë për prodhim farmaceutik, nuk ka lidhje fare me publikun dhe përdoruesin.
Kur e ka filluar Shqipëria këtë gjë për qëllime fitimi bota e kishte kaluar në nivele sipërore procesin. Ky është një fenomen negativ si alkooli, që dikur ka qenë i ndaluar.
Kryeministri ka hedhur dorezën për një debat publik për legalizimin për arsye mjekësore. Sado pak ndikon në ekonomi. Nëse ke kontaktet e duhura me kompanitë mund të jetë një treg serioz.
Maqedonia nuk e diskuton nivelin e 100 mln, sido që të jetë është një treg global dhe i kërkueshëm.
Mendoj se Shqipëria mund të hyjë në këtë treg. Ka ardhur koha për ta shtruar si debat, a do të legalizohet këtë nuk e vendos asnjë, as kryeministri. Lidershipi pasi teston opinionin mund të vendosë pse jo. Ajo që është shqetësuese është fenomeni i kultivimit të paligjshëm.
Mos e bëni Shqipërinë ‘delen e zezë’. Shqipëria sot prodhon shumë pak edhe të paligjshme. Tema e vetme është e mund të legalizohet disa licenca për përdorim farmaceutik apo jo? Deri më tani jo…nuk e ka provuar, por s’i dihet kurrë…”- tha Hyseni.