Testet e shpejta, më shumë të infektuar/ Gjirokastër, një në dy të testuar del i infektuar nga Covid
Me gati 250 raste aktive vetëm brenda qytetit të Gjirokastrës ky rajon vijon të mbetet problematik sa i përket infektimeve me Covid 19.
“Në qarkun e Gjirokastrës pavarësisht se gjatë 10 ditëshit të fundit njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, kemi vënë re një nuk mund ta quaj papërgjegjshmëri por neglizhencë të të rinjve, të cilët neglizhojnë edhe temperaturën më të thjeshtë dhe mund të them se janë burim i transmetimit të Covid 19.”
Në Gjirokastër sot nisëm testimet e shpejta për rastet e referuara nga mjekët e familjes, pacientë që po kalojnë ditët e para të sëmundjes.
“Sot kryem 19 testime të shpejta nga të cilat 9 rezultuan pozitive. Kjo metodë do të ndihmojë diagnostikimin në kohë, mjekimin në kohë si dhe do të ndihmojë shërbimin epidemiologjik të gjurmojë lidhjet mes rasteve.”