Sarandë, maskat thyejnë vitrinën e biznesit në lagjen nr. 2, vjedhin mallin
Një biznes në lagjen nr.2 ka rënë pre e grabitësve gjatë natës.
Autorët e ngjarjes janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në kohën kur kanë goditur dhe thyer xhamarinë dhe vitrinën e dyqanit dhe kanë marrë prej andej dhjetra ora dhe sende të tjera me vlerë.
Autorët kanë vepruar të maskuar, ndërkohë policia ka marrë pamjet e kamerave të biznesit dhe të kamerave të tjera në bizneset përreth dhe pritet të merren edhe pamjet e kamerave në rrugët e qytetit, serveri i të cilave ndodhet në bashki.