VENDIMET/ Nga ulja taksave tek lehtësirat fiskale, ja çfarë parashikon miratimi i Paketës Fiskale

Kryebashkiaku Adrian Gurma, ka dhënë një lajm të mirë për buxhetin e ri.

Në mbledhjen e Kêshillit Bashkiak Sarandë bizneset dhe qytetarët do të kenë mjaft lehtsira dhe ulje taksash.

POSTIMI I ADRIAN GURMËS

Po zhvillojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për miratimin e Paketës Fiskale 2020.
Reflektimi i përvojave më tē mira të vitit 2020,adresimi i opinioneve,sygjerimeve dhe propozimeve të marra nga dëgjesat publike dhe angazhimi i profesionistëve të fushës do e bëjnë me efikase,më të dobishme dhe me produktive këtë paketë.

Për vitin 2021:

Asnjë taksë apo tarifë e rritur✅
Asnjë barrë fiskale shtësë për rreth 18000 familje dhe 3400 bisnese,objekt i taksës së ndërtimit dhe tarifave të shërbimit(pastrim,ndriçim,gjelbërim) duke realizuar një premtim të mbajtur✅

Asnjë rritje:
?Në tarifat e shërbimit publik.
?Në taksën e ndërtesës.
?Në taksën e tokës bujqësore
?Në taksën e truallit.
?Në taksën e ndikimit në infrastrukturë.
?Në taksën mbi kalimin e të drejtës së pronësisë.
?Në taksën e tabelës.

Lehtësi fiskale për 2021:

?Ulet tarifa e parkimit të rezervuar
?Në zonën A
Nga 60000 lekë në 40000 lekë në vit.
?Në zonën B
Nga 35000 lekë në 30000 lekë në vit.

?Hiqet tarifa e fjetjes në konviktin e shkollës “Antoni Athanas” nga 18000 lekë që ishte në paketën fiskale për vitin 2020.
?Hiqet tarifa për dhënie “Deklaratë pastërtie” nga 5000 lekë që ishte në paketën fiskale për vitin 2020.
?Hiqet Tatimi i Thjeshtuar i Fitimit për subjektet e bisnesit të vogël me xhiro deri në 8 milionë lekë.
?Përmirësohet kuadri ligjor në tarifat e përdorimit te ambienteve sportive në territorin e Bashkisë.
?Për vitin 2021 qëndrojnë në fuqi tē gjitha propozimet për uljen e taksave nga Këshilli Bashkiak si lehtësim për bisneset nga situata e pandemisë.
Paketë që i shërben plotësisht realizimit të të ardhurave për 2021 dhe nuk rrit barrën fiskale për qytetarët dhe bisnesin✅