Greqia hap kufijtë për pacientët minoritarë në Shqipëri të prekur nga Covid
Mediat greke shkruajnë se Greqia tashmë ka dhënë dritën jeshile për transferimin e pacientëve me COVID-19 që janë minoritarë në Shqipëri dhe janë në gjendje të rëndë.
Ditën e djeshme tre minoritarë nga Himara, Livadhia dhe Derviçani të cilët ishin në gjendje të rëndë nga COVID-19 u transferuan me një ambulancë nëpërmjet doganës së Kakavijës, për në Janinë.
Mediat gjithashtu shkruajnë se sistemi shëndetësor në Shqipëri, veçanërisht zonat e minoriteteve po përballen me probleme serioze nga COVID-19.