Tenton t’i japë fund jetës, dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës 74-vjeçari
Ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar një 74-vjeçar në Sarandë, teksa është transportuar në gjendje të rëndë në spital.
74-vjeçari me inicialet V.T., banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, është transportuar nga familjarët e tij në urgjencën “Stefan Mekshi” në Sarandë.
Sipas bluzave të bardha i moshuari dyshohet të ketë konsumuar fostoksinë dhe për rrjedhojë situata e tij, edhe pse ndihma mjekësore është e pandërprere, është kritike për jetën.
Specialistë të hetimit ndodhen në spital dhe janë duke marrë në pyetje familjarët për të zbardhur shkakun se pse 74-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar.