COVID19/ 25 infektime në Sarandë: 565 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.
Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.
Ju informojmë për situatën e covid19!në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 2.084 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan,
30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë,
22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë,
13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd,
4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.
COVID-19 – Statistika (22 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 565
Të shëruar ne 24 orë 373
Të shtruar në spitale 449
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 2.084
Testime totale 172.848
Raste pozitive 32.761
Raste të shëruara 15.842
Raste Aktive 16.220
Humbje jete 699
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8331
Durrës 1164
Elbasan 813
Fier 1223
Korçë 870
Vlorë 801
Shkodër 888
Lezhë 699
Berat 499
Kukës 323
Dibër 133
Gjirokaster 476