FOTOT/ Ja si duket shëtitorja e re e Sarandës
Shëtitorja e re që po ndërtohet në Sarandë, vijon ccdo ditë të marrë një pamje të re ku punimet po ecin me ritëm të lartë për të qenë gati për sezonin e ri turistik.
Investimi në rikonstruksionin e shëtitores së Sarandës, do të ketë një impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet.
Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka publikuar sot pamjet e fundit nga punimet që po kryhen në shëtitore, e cila duket se ka marrë formën e duhur.
Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë./Sarandanews.com/