Infektimet me Covid-19 jashtë kontrollit/ Kërkesa e Piperos: Të mbyllen kafenetë dhe restorantet!
“Për mua sot që flasim, vendi, mjedisi, ku më së shumti qarkullon dhe përcillet virusi janë baret, kafetë, më pak restorantet”.
Kështu deklaroi mjeku i njohur Pëllumb Pipero në News 24 duke bërë apel për respektimin e protokolleve. Ai tha se nuk është për një karantinë të dytë por për respektim të masave.
“Së paku të mbyllen më herët. nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mbyllen një orë e më parë.
Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.
Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes.
Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e virusit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë.
Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bllokimin, kapacitetet e shtuara spitalore të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”, tha Pipero.
Sa i përket lajmit për humbjen e jetës së një foshnje 16 muajshe, Pipero tha se virusi nuk kursen askënd por se fatmirësisht fëmijët nuk kanë probleme dhe se ky përbën rastin e parë dhe është një lajm i keq.
Pipero i këshilloi qytetarët të respektojnë masat, të marrin vitamina ose në farmaci ose nëpërmjet ushqimit dhe të bëjnë aktivitet dhe orët e duhura të gjumit.
Ai tha se mjeku më i mirë është mjeku që qytetarët kanë më afër, pra mjeku i familjes.
“Të gjithë të mbajnë kontakt me mjeku ne familjes, të mbajnë kontakt me 127 nëse kanë nevojë dhe të shkojnë në spital nëse është e nevojshme”, tha Pipero.