SKANDALI i Bujar Leskaj: Mbledhje kryesie e PD Vlorë pa mbajtje maske dhe distancim social

Drejtuesi Politik i PD Vlorë, Bujar Leskaj, ka bërë sot një takim prezantues me kryesinë e kësaj dege.

Siç shihet në foto në mbledhje janë një grumbull i madh personash, ku shumica e tyre me në krye Bujar Leskajn nuk mbajnë maskë, që është detyrim ligjor.

Përveç mos mbajtjes së maskës, siç shihet dhe distancimi social nuk respektohet duke krijuar një situatë të frikshme për përhapjen e koronavirusit.

Në fjalën e tij Leskaj u shpreh:

“Takimi e parë është shumë e rëndësishëm, pavarësisht se me shumë prej jush njihem prej vitesh. Për mua është privilegj që kthehem në Vlorë.

E kam pranuar me dëshirë propozimin e Kryetarit Basha sepse nga Vlora kam filluar jetën time politike.

Duke parë juve, entuziazmin tuaj, jam i sigurt se sëbashku do ti japim Qytetarëve të Vlorës dhe Partisë Demokratike, rezultatin më spektakolar të 30 viteve demokraci.

Të gjithë sëbashku do ta shporrim Edi Ramën nga Vlora dhe qeverisja”, tha Leskaj.

Bujar Leskaj do bënte mirë që të respektonte masat ndaj koronavirusit, pasi dhe si konsumues i rakisë siç e quajti kryeministri Rama, duhet të di se nuk është një alkol që ta largon koronavirusin. /Sarandanews.com/