Shtrëngohen masat: Ndalohen mbledhjet partiake dhe grumbullimet më shumë se 10 persona

Nisur nga situata e pandemisë në vend komiteti Teknik ka njoftuat e reja shtrënguese. Duke u nisur nga situata e pandemisë në vend, përfaqësuesja e komitetit, Albana Fico në konferencë ne mbajtur për shtyp deklaroi se është parë e nevojshme nga ekspertët të ketë masa shtesë.

Kështu, Komiteti Teknik ka vendosur të ndalojë grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake, konferencat, tubimet, ceremonitë festat.

“Në tre spitalet Covid jane shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janeë ende të lira ne kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë qe skenarët e përfshirjes se spitaleve rajonale janë gati ne momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.

Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacienteve në kujdes intensive. % e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%.

Komiteti teknik i Eksperteve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas oren 22 te darkës, nisur nga vlerësimi ne dinamike i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Ne mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Eksperteve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetareve ndaj masave te ndërmarra dhe kemi vendosur: Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë’, deklaroi Albana Fico.