Kristi Papa, përfaqësuesi nga Saranda në konkursin me pikturat më të bukura të Shqipërisë

Kristi Papa ka kryer një nga 100 punimet në konkursin “Shqipëria Ime”.

Foto e tij është shpërndarë nga ana e Ministres së Arsimit Evis Kushi dhe kryebashkiaku Sarandës Adrian Gurma.

Me punimin e tij Kristi Papa, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsin” do përfaqësojë Sarandën në këtë konkurs.

“Punimi nga Kristi Papa , përfaqësuesi i qytetit tonë ndër 100 punimet e mrekullieshme në konkursin “Shqipëria Ime”.

Suksese Kristi “, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma.

Kristi Papa ka kryer një vizatim fantastik ku janë tre ishujt magjik të Ksamilit.

Fituesi do të përzgjidhet ai që ka më shumë pëlqime (Likes) deri më datë 25 nëntor! Të gjithë bashkë ta mbështesim Kristin për punën e tij të shkëlqyer që ka kryer. /Sarandanews.com/