Rama nga Fieri flet sërish për ndërtimin e aeroportit të Sarandës
Pas arritjes së marrëveshjes me naftëtarët mbrëmjen e sotme, Edi Rama u shpreh se paga e vendosur është e arsyeshme për të kaluar situatën e vështirë ku ndodhen.
Teksa foli për bisedimen që po kryen me kompani për të rindezur rafinerinë, Rama u shpreh sërish se vijojnë projektet për të ndërtuar aeroportin e Sarandës dhe Vlorës.
“Koha që jetojmë është problem, që e kemi hasur me disa projekte tonat, sikur po luftojmë në këtë drejtim, po luftojmë edhe për aeroportin e Vlorës.
Kemi një lajm shumë të mirë për veprën e madhe, investimi më i madh i huaj 1.2 miliardë për pjesën më të rëndësishme të korridorit blu nga Miloti në Fier dhe jemi në proces për të realizuar dy projekte të tjera, për të hapur dritën jeshile për portet në Durrës dhe Vlorë dhe aeroportin e Sarandës, do të ishte më e lehtë nëse nuk do të kishte hyrë në mes covidi”, u shpreh Rama. /Sarandanews.com/