Investimet në Xarrë, bashkia Konispol krenare: Po e bëjmë me lekët tona
Bashkia e Konispolit ka publikuar pamjet nga rehabilitimi që po bën në rrugët e brendshme në fshatin Xarrë.
Ajo që është e çudtishme në këtë postim të bashkisë Konispol është se theksojnë që këtë investim po e kryejnë me të ardhurat e tyre.
Ndërkohë, që është detyrim që ta bëjnë një gjë të tillë.
“Vazhdojmë në fshatin Xarrë,Njësia Administrative Xarrë me sistemimin dhe shtrimin e rrugëve të brendshme me të ardhurat e vet Bashkisë”, thuhet në njoftimin e bashkisë Konispol. /Sarandanews.com/