Shqipëria në karantinë gjatë natës, si mund të aplikoni për leje

Portali E-Albania ka sqaruar të gjithë qytetarët se si mund të marrin leje për të lëvizur pas orës 22:00. Portali sqaron gjithashtu se kjo leje mund të merret çdo ditë të javës por vetëm për arsye specifike.

Leje për dalje

Në zbatim të Urdhrit nr. 616, datë 9.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin e lëvizjes brenda vendit” qytetarët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me “Leje për dalje” për arsye pune dhe arsye të domosdoshme (si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari, etj.) për fashën orare 22.00 – 06.00 me mjet qarkullimi rrugor ose në këmbë.

Leja për punë vlen vetëm për fashën orare 22.00 – 06.00 dhe mund të përzgjidhet nëse do të përshkohet rruga me ose pa mjet qarkullimi rrugor.

– “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për çdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 – 06.00 vetëm për qytetarët të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Kujdes! Në mungesë të email-it ose mesazhit konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen masat sipas legjislacionit në fuqi.

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

Në rast se ju nevojitet leje për punë:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;

– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”

– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;

– Nëse mjetinuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen;

– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:

– Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”;

– Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;

– Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me mjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e tij: Targën dhe numrin e shasisë ;

– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania

– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka leje të miratuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe email-in nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas masave të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Kostot

Pa pagesë

Më shumë

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën [email protected]