COVID-19/ Sarandë, dalin analizat e tamponëve të punonjësve të Hipotekës
Ka ardhur mëngjesin e sotëm përgjigjia e analizave për tamponët e marrë nga punonjësit e zyrës së Agjensisë Shtetërrore të Kadastrës në Sarandë.
Sipas informacioneve, të gjitha analizat rezultojnë negativ ndaj virusit Covid-19
Zyra e Hipotekës ndërpreu punën në sportelet e saj të hënën, pasi një prej punonjësve rezultoi i infektuar me Covid-19.
Menjëherë testeve për koronavirusin iu nënshtruan të gjithë punonjësit e kësaj zyre, ku fatmirësisht nga përgjigjia e analizave të ditës së sotme rezulton se nuk është prekur asnjë punonjës tjetër nga Covid-19.