Të dënuar për vrasje, OFL i dërgon formularin tre personave në Vlorë: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve
Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë tre personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.
Në rrjetën e OFL kanë rënë tre të dënuarit V. R., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; A. S., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; G. M., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
V. R., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
A. S., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
G. M., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.