Rekord infektimesh dhe viktimash në Shqipëri: 327 raste të reja dhe 9 humbje jete nga Covid në 24 orë
Shqipëria ka shënuar sot ditën me më shumë infektime të reja, por edhe me më shumë të vdekur nga Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 327 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 9 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 57 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020):
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472
Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518