Basha sulmoi mjekët, Adrian Gurma u del në krah: Respekt për kolegët
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar emrat e ekspertëve të Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të COVID-19 si dhe udhëzojnë qeverinë për masat e nevojshme anti-COVID.
Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar si një fasadë Komitetin Teknik të Ekspertëve. “E gjithë përgjegjësia për këtë pikë ku jemi sot është e tij (kryeministrit) dhe nuk mund të fshihet pas asnjë grupi ekspertësh. Ekspertët e vërtetë kanë folur dhe kanë kërkuar rritje të numrit të testimeve, rritje të kapaciteteve spitalore, kanë kërkuar rimbursimin e paketës së ilaçeve, ashtu si kemi thënë edhe ne. Këto janë ekspertët e vërtetë shqiptarë, të tjerët janë një fasadë për keqmenaxhimin dhe dështimin e Ramës me pandeminë”,- u shpreh Basha.
“Por kush janë anëtarët e Komitetit Teknik të ekspertëve që për Lulzim Bashën nuk janë ekspertë të vërtetë? Le të rikujtojmë jetëshkrimet profesionale të atyre që Basha i cilëson paturpësisht, si fasadë e dështimeve”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.
Teksa ka publikuar videon e kryeministrit Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, edhe kryebashkiaku Sarandës, Adrian Gurma u ka dal në mbrojtje kolegëve të tij.
Në postimin e tij Gurma shkruan:
“Respekt për kolegët???”, nënvizon Gurma.