Lime Mihasi, mjeshtër Kombëtar i Shahut që e renditi Sarandën në elitën e këtij sporti
Lime Mihasi, mjeshtri Kombëtar i Shahut është personazhi i njohur që deputeti Alket Hyseni ka ndarë sot në rrjetet sociale, si shembull në fushën e sportit të shahut.
“Lime Mihasi – Mjeshtër Kombëtar i Shahut♟.
Ka mbi 30 vjet që ushtron sportin e shahut si lojtar dhe trainer me ekipin e “Butrintit”. 17 herë kampion? i shumëfisht i Sarandës.
Pjesëmarrës në të gjitha kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare të shahut♟, individuale dhe ekipore, si lojtar dhe trainer i ekipit, duke qenë 12 herë finalist, 7 herë fitues i titullit kampion i Shqipërisë, 5 herë nënkampion dhe 4 herë vendi i tretë.
Butrinti i drejtuar nga Lime Mihasi ka përfaqësuar Shqipërinë në Champions League në turnetë e zhvilluar në Austri, Slloveni, Greqi, Maqedoni, Bullgari, Spanjë dhe Serbi, duke shpalosur para mjeshtrave të mëdhenj të shahut profesionist vlera të jashtëzakonshme dhe rezultate inkurajuese.
Një trainer i përkushtuar, Lime ka arritur të nxjerr breza të talentuar dhe kampion të rinj, si kapiteni dhe njëkohësisht kampioni në fuqi i Sarandës, Mjeshtri Kombëtar Erald Mihasi, apo Eklea, vogëlushja e talentuar, nënkampione kombëtare për të rinj.
Krenarë për aftësitë, punën dhe rezultatet e shkëlqyera të Mjeshtër Lime Mihasit dhe Ekipit të Shahut “Butrinti” që e rendisin Sarandën në elitën e këtij sportiqë e rendisin Sarandën në elitën e këtij sporti”, shkruan Hyseni. /Sarandanews.com/