Kategoria e Dytë, aty ku nuk zbatohet rregullorja dhe nuk zbret asnjë ekip
Futbolli është një garë, sidomos kur e organizon FSHF, është një aktivitet zyrtar që në fund përcakton se kush skuadër ngjitet dhe bie.
Por, që në Kategorinë e Dytë rregullorja nuk zbatohet nga FSHF-ja dhe nuk ra asnjë ekip sportivisht nga gara ndonëse u pozicionuan në fundin e renditjes…
Pra, duket qartë që është vetë FSHF nuk zbaton rregulloren e vet, ndërsa me përjashtim të skuadarve B, të Vllaznisë dhe Tirana B, që tërhiqen nga gara për shkak se kanë ekipet U-21, nuk ranë ekipet e vendit të fundit, si në Grupin A ashtu edhe në Gripin B.
Pra, duket se FSHF nuk zbaton rregulloren që e miraton vetë, ndërsa kjo është një “qokë” për disa ekipe…apo një shkelje e hapur, në një kampionat ku ngjiten dhe luajnë ndeshje “Play-Off”, por që ekipet që janë në fund nuk bien, e kështu i bie investimi i të tjerëve shkon dëm, për kapriçioo të vetë FSHF-së.
/Vipsport.al/