Alket Hyseni dhe Shuaip Beqiri në fshatin Shalës, inspektojnë punimet në rrugët e lagjes Barç
Deputeti Alket Hyseni dhe kryebashkiaku i Konispolit Shuaip Beqiri kanë qenë këtë të diel në fshatin Shalës, ku kanë inspektuar punimet e rrugës në lagjen Barç.
Në një postim deputeti Hyseni shkruan se me një administrim të shkëlqyer të fondeve, janë prekur me investime në rrugë, ndriçim, ujësjellësa të gjithë fshatrat e kësaj bashkie.
POSTIMI I PLOTË ALKET HYSENIT.
Ishim me Shuaipin në fshatin #Shalës të Bashkisë #Konispol ku inspektuam punimet në rrugët e lagjes Barç, rreth 800 ml.
Me një administrim të shkëlqyer të fondeve, janë prekur me investime në rrugë, ndriçim, ujësjellësa të gjithë fshatrat e kësaj bashkie.
Së bashku me PS dhe Edi Rama 2021-2025!