Pas dy muajsh në reaminacionin, vjen lajmi fantastik për nënën nga Saranda
Pas dy muaj të vështirë në reanimacionin e maternitetit “Koço Glozheni”, vogëlushi Lian e ka kaluar rrezikun për jetën dhe po rekuperohet më së miri.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se aty ku shpresa e nënës së re nga Saranda, Linditës mbahej gjallë nga një fije e hollë, ndodhi mrekullia.
Ministrja ka vlerësuar punën e stafit mjekësor të reanimacionit të maternitetit “Koço Glozheni”.
“Pas dy muajsh të vështirë, ku shpresa e Linditës, nënës së re nga Saranda mbahej gjallë nga një fije e hollë, mrekullia ndodhi! Falë punës së palodhur të stafit mjekësor të reanimacionit të maternitetit “Koço Gliozheni”, Lian Princ e ka kaluar rrezikun dhe po rekuperon më së miri’’, shprehet Manastirliu.