A do të ndërtohet aeroporti në Sarandë?
Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jonit dhe shndërrimi i tij në një qendër turistike europiane përbën një nga projektet prioritare të qeverisë së Tiranës.
Ndërtimi i një aeropporti ndërkombëtar në Sarandë, qendrën e këtij bregdeti, është hapi vendimtar për realizimin e këtij projekti.
Afërsia mes Sarandës dhe ishullit grek të Korfuzit është një argument tjetër pro ndërtimit të këtij aeroporti.
Brenda 15 minutash turistët që frekuentojnë ishullin grek do të kishin mundësi të vinin në pikat turiustike të bregdetit shqiptar të Jonit.
Kjo perspektivë zgjoi interesin e një kompanie gjermane Dorsch Groupe Holding, për të ndërtuar një aeroport ndërkombëtar në Sarandë.
Por ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare në Shqipëri e gëzon konsorciumi TIA, e cila ka marrë me koncesion për 20 vjet aeropportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.
Megjithatë, kryeministri Rama premtoi se pas përfundimit të proçedurave me aeroportin e Vlorës, menjëherë do nis puna për planin e ndërtimit të aeroportit të Sarandës.
Rama premtoi gjatë fjalës së tij në Asamble se aeroporti në Sarandë do ndërtohet në mandatin e tretë qeverisës.