Sarandë, arrestohet 19- vjeçari që drejtonte motorrin pa dokumenta
Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas 19 vjeç, banues në Ksamil Sarandë.
Arrestimi i tij është bërë pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Sarandë – “Ura e Gajdarit”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e markës “Dajang”, pa targë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.