Rama: Në mandatin e tretë, do ndërtojmë dhe aeroportin e Sarandës
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për çështjen e aeroporteve të Vlorës, për të cilët është akuzuar nga qytetarët se ka mashtruar.
Sipas Ramës mandati i tretë do të mbyllet me 4 aeroporte në total, pasi përveç atij të Rinasit, Shqipëria do të ketë edhe aeroporte në Kukës, Vlorë dhe Sarandë.
“Më thoshin që aeroporti i Kukësit është fantazi, por do i marr 120 demokratë në shenjë falenderimi nga Londra dhe do i zbres të votojnë PD-në.
Do hap facebookun dhe do shikoj kush ka sharë më shumë do emkietë biletën falas. Do i zbres në aeroport dhe do u them: Shko voto PD-në.
Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i aeroportit të Vlorës. Pas Vlorës do të fillojë aeroporti i Sarandës. Mandati i tretë do të mbarojë me 3 aeroporte të tjera përveç këtij që kemi”, tha Rama.