COVID-19, Konfirmohen 2 raste të reja në Sarandë
Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 167 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 2 qytetarë.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 100 qytetarë gjatë 89 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:
Janë kryer 932 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID.
Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COCOVID-19 – Statistika (9 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar ne 24 orë 89
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 932
Testime totale 96743
Raste pozitive 15066
Raste të shëruara 9304
Raste Aktive 5349
Humbje jete 413
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2779
Durrës 564
Shkodër 398
Korçë 274
Lezhë 266
Elbasan 224
Fier 231
Vlorë 191
Kukës 147
Berat 138
Dibër 78
Gjirokastër 59