Adrian Gurma takim me Zv.Kryeministrin e Kosovës: Bashkëpunim mes Bashkive të Shqipërisë dhe Komunave të Kosovës

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, i cili ka qebë në një vizitë zyrtare në Kosovë së bashku me Ministrin  e Turizmit Blendi Klosi dhe disa kryebashkiak të tjerë nga Shqipëria, kanë zhvilluar një seri takimesh me personalitete të larta të politikës së këtij vendi.

Pas pjesmarrjes tejet pozitive për promovimin e Sarandës si destinacion turistik në Prishtinë nën moton “pusho shqip” dhe në mbështetje të turizmit patriotik organizuar nga Ministria e Turizmit e Shqipërisë, kryebashkiaku Adrian Gurma ka pasur një takim me zv.kryeministrin e parë të Kosovës Besnik Tahirin, me të cilin ka zhvilluar një bisedë miqsore për tema të ndryshme.

Gurma shprehet se në fokus ka qenë gjithashtu dhe bashkëpunimi mes Bashkive të Shqipërisë dhe Komunave të Kosovës.

“Në një takim me Zv.Kryeministrin e Parë të Kosovës z.Besnik Tahiri me kolegët nga Kosova e Shqipëria, për identifikimin e fushave të bashkëpunimit midis Bashkive të Republikës së Shqipërisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, jo vetëm si një ndërveprim institucuional, por edhe si një mundësi ndërveprimi e shkëmbimi ekonomik, kulturor e social”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/