Karnavale në Dropull, kryebashkiaku Toli: Do të organizojmë aktivitete të tjera që lidhen me ritet dhe traditat e minoritetit etnik grek
Minoriteti etknik grek në Dropull festoi një natë më parë në fshatin Derviçan festën e karnavaleve.
Qindra banorë u mblodhën në qendër të fshatit deri në orët e vona të mesnatës.
I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Dhimitraq Toli, i cili uroi banorët e Dropullit për agjërim të mbarë, si dhe premtoi aktivitete të tjera në vijim që lidhen me traditat dhe ritet e zonës së minoritetit.
Festa e karnavaleve për këtë vit u organizua tërësisht nga Bashkia Dropull dhe kryesia e fshatit Derviçan.
Të pranishëm krahas banorëve vendas ishin edhe një grup studentësh nga Hollanda dhe Tirana, të cilët ndodheshin në Dropull në kuadër të një projekti për zhvillimin e zonave rurale dhe ndërkufitare.