Ecuria Reformës Zgjedhore/ Damian Gjiknuri takim me ambasadorin Luigi Soreca
Damian Gjiknuri, i cili është një nga kryetarët e Reformës Zgjedhore, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.
Gjiknuri, e ka informuar Luigi Sorecën për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore.
“Me ambasadorin Luigi Soreca të cilin e informova për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore.
Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces.
Përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews/