Vdekja e mamisë pas aksidentit në Sarandë, djali i biznesmenit arratiset nga spitali (Emri)
Kosta Kacani, 24-vjeç, është shpallur në kërkim. Ai drejtonte mjetin e llojit “BMW”, me targa angleze që u përplas me autoambulancën para një jave në Sarandë dhe është djali i një biznesmeni në Sarandë.
Mësohet se sot, pasi infermierja Adelina Rizvani, e cila mbeti e plagpsur rëndë në aksident, ka ndërruar jetë, Kacani është larguar nga spitali, ndërkohë Policia e Sarandës e ka shpallur në kërkim.
Shoferi i ambulancës Aleks Kajo ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”. Ai është në spital pasi mori dëmtime nga aksidenti automobilistik, por akuzohet se u fut kundravajtje, duke shkaktuar aksidenti me vdekjen e infermieres.
Si ndodhi ngjarja
Adelin Rizvani ishte thirrur për të pritur një lindje në orën 02.00 të mëngjesit dhe rreth orës 04.00 ka kërkuar nga shoferi i ambulancës, Aleko Kajo 54-vjeç, ta transportonte drejt banesës. Shoferi i ambulancës është futur kundravajtje në rrugë për të dalë në kryqëzimin kryesor ku është përplasur me mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Kosta Kaca, djali i një biznesmeni në Sarandë.
Ndërkohë Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Kosta Kaca. Ai është larguar nga spitali në Tirane ku kishte shkuar për t’u mjekuar pas aksidentit me ambulancën e Sarandës. Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”, por ndodhet aktualisht në spital në mbikëqyrje policore. Kaca mësohet se ka përfituar nga fakti që fillimisht u ndoq në gjendje të lirë dhe u arratis nga spitali.