Lajm i mirë nga situata në Shqipëri! Asnjë viktimë nga Covid në 24 orët e fundit! 134 raste të reja dhe 100 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 134 raste të reja me koronavirus.
Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë nuk ka ndërruar jetë asnjë pacient.
Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.
Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2.
Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.
Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.
Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:
61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.
Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)
Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81