Aksident në Sarandë, ambulanca përplaset me ”BMW X5” me targa angleze që përfundoi në lokal, infermierja e plagosur dërgohet me në Tiranë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa një ambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze.
Burime bëjnë me dije se në orën 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.3 në Sarandë, ambulanca e qytetit është përplasur me mjetin tjetër që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.
Shoferi i mjetit me targa angleze është plagosur, kurse nga ambulanca një infermiere është në gjendje të rëndë për jetën sa është dërguar me një helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për kurim.